Batista: E vështirë ndeshja me Kolumbinë

06/07/2011 12:25

Argjentina do të luajë të mërkurën ndaj Kolumbisë ndeshjen e dytë të grupit A dhe në rast fitoreje kualifikohet direkt për fazën tjetër të Kupës së Amerikës.

Trajneri i saj, Sergio Batista, shpreson që Kolumbia të mos mbyllet në kërkim të një barazimi që do ta kualifikonte pas fitores 1-0 ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e parë: “Urojmë që Kolumbia të mos mbyllet në mbrojtje duke pritur sulmet tona. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.”

Në lidhje me deklaratat e presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, Julio Grondona (“Messi gjithmonë luan mirë, janë të tjerët që nuk e mbështesin”), Batista theksoi: “Është e vërtetë që Messi luan gjithmonë mirë, por gjithashtu është e vërtetë që mbështetet mirë edhe nga shokët e ekipit. Problemi është se Kupa e Amerikës është një turne ku të gjitha ekipet janë përmirësuar shumë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA