Arabi, mbyten 200 emigrante

06/07/2011 12:20

Rreth 200 emigrante jane mbytur te marten ne Detin e Kuq, teksa tentonin
te mberrinin ilegalisht ne Arabine Saudite nga vendet fqinje me
Sudanin.

Vetem tre persona jane shpetuar deri tani, por perpjekjet per gjetjen e te mbijetuarve te tjere te mundshem, vazhdojne.

Shkak i fatkeqesise u be nje zjarr qe perfshiu mjetin lundrues, e qe ka qene e pamundur te fashitet. Shumica e klandestineve ne bord ishin nga Chadi, Nigeria, Somalia dhe Eritrea. Kater jemenite, pronare te prezumuar te anijes ne fjale, jane vene ne pranga. Autoritetet sudaneze thone se kane arritur te parandalojne perpjekjet per te nisur edhe 247 emigrante te tjere te paligjshem po ne te njejten drejtim.

Deti i Kuq njihet si rruge trafikimi per ne Arabine Saudite dhe ne Jemen. Mijera emigrante e kalojne ate cdo vit, pavaresisht rrezikshmerise se ketij udhetimi. Muajin qe shkoi 150 vete gjeten vdekjen ne mes te detit, kur anija ne te cilen ndodheshin gjithsej 850 emigrante qe po i largoheshin konfliktit ne Libi, u permbys ne afersi te brigjeve tuniziane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta