“Luftë e Ftohtë” për Cesc Fabregas

06/07/2011 12:55

Arsenali dhe Barcelona po vazhdojnë luftën e tyre të ftohtë në përpjekje për të arritur marrëveshjen për blerjen e mesfushorit të ekipit londinez, Cesc Fabregas.

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, kërkon të marrë Fabregas në turin aziatik të ekipit, por mesfushori ka refuzuar. Edhe në seancat e para stërvitore të Gunners, spanjolli nuk është stërvitur me grupin.

Javën e ardhshme do të shikohet nëse Fabregas do të hipë në avion së bashku me shokët e ekipit, apo do të qëndrojë në Londër duke pritur që Barcelona të përfundojë tratativat dhe më në fund të realizojë ëndrrën e tij: të luajë për katalanasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA