Neymar: I drejtë inati i tifozëve

05/07/2011 12:15

“Tifozët dhe shtypi kanë të drejtë që të jenë të inatosur me ne”. Me
këto fjalë Neymar ka komentuar barazimin 0-0 të Brazilit kundër
Venezuelës.

“Nuk ishte rezultati që prisnim. Nuk luajtëm mirë, por jemi vetëm në fillim të Kupës së Amerikës dhe u kërkojmë të gjithëve që të kenë pak durim”, ka deklaruar Neymar.

Sulmuesi, që konsiderohet si një nga fenomenët e rinj të futbollit brazilian, ka shtuar se, “nëse do t’i kishim kthyer në gol katër rastet e verifikuara, atëherë historia do të ishte ndryshe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA