Marrëveshja me Lacion, Cana në Romë

05/07/2011 11:00

Pas marrëveshjes së arritur me Lacion, Lorik Cana ka mbërritur mbrëmjen e
djeshme në aeroportin Fiumicino të Romës, nga Stambolli.

Mbrojtësi shqiptar, që në sezonin e sapombyllur ka veshur fanelën e Gallatasaraj, pas vizitave mjekësore do të firmosë me shoqërinë bardhekaltër kontratën disavjecare me 1.7 milionë euro në vit.

Mesfushori aktualisht është kapiten i kombëtares shqiptare dhe në të kaluarën ka luajtur me klube të njohura si PSG, Olimpiku i Marsejës dhe Sanderlend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA