Irak, dy shpërthime në veri të Bagdadit

05/07/2011 12:30

Dy shpërthime në një ndërtesë qeveritare në një qytet në veri të
Bagdadit, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 27 personave dhe plagosjen e
50 të tjerëve.

Një autobombë dhe një mjet tjetër eksploziv shpërthyen në parkingun e selisë së bashkisë në Taxhi, 20 kilometra në veri të kryeqytetit.

Ditën e hënë të paktën 10 persona humbën jetën në sulme me bombë dhe armë zjarri në zona të ndryshme të Irakut.

Qershori ka qenë muaji më i përgjakshëm për civilët irakenë, ku janë regjistruar 271 viktima, 34 për qind më shumë se në muajin maj.

Gjithashtu, gjatë qershorit janë vrarë 14 ushtarë amerikanë, duke e bërë muajin më të rëndin për trupat e Shteteve të Bashkuara, që pritet të tërhiqen nga Iraku nga fundi i vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA