Godelli kthehet kampion

05/07/2011 20:20

Ka mbërritur në aeroportin e Tiranës kampioni i botës për të rinj në peshëngritje, Daniel Godelli.

19-vjeçari, i cili bëri të këndohet himni shqiptar në turneun e të rinjve të zhvilluar në Malajzi duke fituar titullin kampion në dygarësh, është pritur nga drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes e nga miqtë e tij në aeroport.

Emocionet ishin të pranishme tek Godelli që për shtypin deklaroi: “Është një nder që sjell këtë medalje dhe i falenderoj ata që më kanë pritur në aeroport. Ishte një punë e gjatë dhe e lodhshme, por jam i lumtur sepse kam realizuar ëndrrën time. Tani objektivi im është të sjell medalje olimpike për Shqipërinë në vitin 2012.”

19-vjeçari ka ndjerë ftohtësinë e kësaj pritjeje duke treguar se nëse kërkohen të tjera medalje duhet të ketë më shumë investime.

Për Godellin titulli Kampion Bote për të rinj vjen pasi ka siguruar më parë titullin Kampion Evrope për këtë kategori moshash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA