FMN, Lagarde merr zyrtarisht detyrën
05/07/2011 08:00
Christine Lagarde, ish-ministrja franceze e Financave, merr sot detyrën si shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
E para grua që do të drejtojë FMN-në, ajo u zgjodh nga 24 anëtarët e bordit. Vendi mbeti vakant pas dorëheqjes së Dominique Strauss Kahn, për shkak të arrestimit të tij në Nju Jork në muajin maj.
Zonja Lagarde mundi meksikanin Agustin Carstens, duke marrë mbështetje nga BE, SHBA dhe vende në zhvillim si Kina, India dhe Brazili.
Duke njoftuar vendimin e tij javën e kaluar, FMN deklaroi se kishte marrë në konsideratë të dy kandidaturat, duke i vlerësuar si të përshtatshme, por në fund mbi Lagarde ishte vendosur me konsensus.
Top Channel