Djokovic pritet si hero në vendin e tij

05/07/2011 10:10

Kampioni i turneut të Uimbëlldonit, Novak Djokovic është pritur si hero në vendin e tij, Serbi, ditën pasi fitoi titullin prestigjoz.

I gëzuar, Djokovic dhe grupi i tij u vendosën në një autobus të hapur dykatësh që u shoqërua nga aeroporti i Beogradit në qendër të qytetit nga forca të shumta policore.

Jashtë parlamentit, dhjetra mijëra fansa brohoritën teksa heroi i tyre ngriti trofeun e famshëm të riprodhuar.

Djokovic, 24 vjec, mundi spanjollin Rafael Nadal në finalen e së dielës. “Ju e keni bërë këtë ditë më të bukurën e jetës sime”, tha ai para fansave.

“Ai është krenaria e Serbisë dhe e popullit serb”, tha për mediat një vajzë adoleshente, që kishte udhëtuar 80 kilometra nga Novi Sadi për në Beograd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA