Kryeministri britanik David Cameron i ka cilësuar si “të tmerrshme”
deklaratat se celulari i adoleshentes së vrarë Milly Dowler ishte
kontrolluar nga një detektiv privat për llogari të “News of the World”.
Duke folur në një konferencë për shtyp nga Afganistani, Cameron ka deklaruar se është shokuese që dikush mund të ketë bërë një gjë të tillë duke e ditur se policia po përpiqej të gjente personin e zhdukur dhe të zbulonte se cfarë kishte ndodhur.
“Nëse këto zëra që qarkullojnë janë të vërtetë, atëherë ky është një akt me të vërtetë i tmerrshëm dhe situata është po ashtu e tmerrshme”, ka pohuar Cameron.
Drejtues të policisë do të takohen me drejtues të gazetës, për të diskutuar mbi dyshimet se detektivi Glenn Mulcaire kontrolloi në mënyrë pirate mesazhet zanore të Dowler, kur ajo ishte shpallur e humbur në vitin 2002.
Ndërkohë, laburistët në Parlamentin britanik kanë kërkuar një hetim zyrtar dhe të detajuar lidhur me zërat për shkeljen e privatësisë së viktimës.
Top Channel