Bullgari, një ditë pa kryeministrin
05/07/2011 18:55
Një “Ditë pa Boyko Borissov” sot në Bullgari. Apeli është bërë nga një grup informal në Facebook, në të cilin janë bashkuar më shumë se 30 mijë persona.
Inciativa është ndërmarë për të protestuar kundër prezencës së ekzagjeruar mediatike të kryeministrit Borissov, në pushtet prej dy vjetësh.
Kështu disa agjenci të rëndësishme informacioni, si Mediapool e Bgnes, kanë vënë sot në kronikat e lajmeve pika në vend të emrit të kryeministrit ose kanë anashkaluar komunikatat për shtyp të qeverisë.
Top Channel