Brazil, Robinho humb formacionin

05/07/2011 19:30

Sipas mediave braziliane, barazimi 0-0 i Brazilit ndaj Venezuelës në ndeshjen debutuese të Selecaos në Kupën e Amerikës, ka si pasojë të parë humbjen e formacionit titullar nga ana e Robinhos.

Ndeshja e dobët e sulmuesit të Milanit ka bindur trajnerin Menezes që në vend të tij, në ndeshjen e dytë të grupit B ndaj Paraguajit, të luajë Lucas i Sao Paolos.

Po sipas mediave braziliane, edhe Elano është një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Robinhon në ndeshjen e radhës së Brazilit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA