Barcelona blindon Pedron
05/07/2011 15:20
Barcelona ka njoftuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare në web zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër me sulmuesin Pedro Rodriguez, deri në 30 qershor 2016.
Pedro kishte kontratë deri në vitin 2015, por Barcelona ka vendosur ta “blindojë” duke i vënë një klauzolë lëshimi prej 150 milionë eurosh spanjollit që do të thotë se klubi që kërkon të blejë futbollistin duhet të paguajë këtë shumë marramëndëse.
Kontrata e re që parashikon edhe një page më të lartë për sulmuesin, do të firmoset këtë të enjte.
Top Channel