Australi, policia, rregull të ri për burkën

05/07/2011 10:30

Policisë australiane në shtetin e Uellsit të Ri të Jugut i është dhënë
kompetenca për të hequr velon islamike dhe mbulesa të tjera të fytyrës
për të identifikuar të dyshuarit.

Kushdo që refuzon të tregojë fytyrën tani e tutje do të dënohet me një vit burg, ose me një gjobë të rëndë.

Vendimi në fjalë vjen pas cështjes së një gruaje myslimane, që u shpall e pafajshme pasi gjyqtari vendosi se vloja islamike e bënte të pamundur identifikimin e saktë të saj.

Liderët islamikë në Australi u shprehën se nuk ishin dakord me masën e re, të cilën qeveria e Uellsit të Ri të Jugut e aprovoi në një mbledhje të ditës së hënë.

“Nuk më intereson nëse një person mban një kaskë motori, një burkë, velo apo cdo gjë tjetër. Policia duhet të lejohet t’u kërkojë këtyre njerëzve një identifikim të pastër”, ka deklaruar kryeministri Barry O’Farell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA