Afganistan, britaniku u vra me plumb në kokë
05/07/2011 08:50
U rrëmbye nga një grup talebanësh dhe më pas u vra me gjakftohtësi me një plumb në kokë.
Kështu shkruan tabloidi anglez “Daily Mirror”, që ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes së ushtarit të kontigjentit britanik që dje, pasi u zhduk në mënyrë misterioze, u gjet i vrarë në jug të Afganistanit.
Gazeta raporton se trupi i ushtarakut u braktis në afërsi të një baze ku ai shërbente, pikërisht në ditën kur kryeministri David Cameron po vizitonte Afganistanin.
Kreu i qeverisë britanike deklaroi se tërheqja e trupave nga vendi do të bëhet në mënyrë graduale, me një numër “rreptësisht të kufizuar”.
Top Channel