SHBA feston pavarësinë

04/07/2011 22:45

Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Pavarësisë, festa që zyrtarisht njihet si 4 Korriku, një datë kur amerikanët kujtojnë vitin 1776.

Asokohe udhëheqësit të njohur si “Baballarët e Kombit”, shpallën pavarësinë nga Britania. Kjo ditë sot festohet me parada dhe koncerte.

Fishekzjarrët shumëngjyrëshe ndricuan qiellin e qyteteve të mëdha dhe të vogla amerikane, mes tyre Uashingtoni, Nju Jorku dhe Filadelfia, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë.

Sipas një tradite me rastin e festës, 100 shtetas të rinj amerikanë betohen në Mount Vernon, të Virginias, pranë Uashingtonit, ku ka qenë shtëpia e presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashingtonit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka ftuar sot ushtarakë, pjesëtarë të familjeve të ushtarëve amerikanë për barbekju në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas për të ndjekur një koncert me temën e 4 Korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA