Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka ndërmend që t’i heqë shiritin e kapitenit portierit Iker Casillas dhe t’ia dorëzojë atë një lojtari fushe.
Edhe në ekipet e tjera ku ka punuar, portugezi kurrë nuk ka pasur një portier në rolin e kapitenit. Tek Interi fashën e mbante Javier Zanetti, ndërsa tek Chelsea, John Terry.
Sipas ‘Marca’, Mourinho kërkon një lojtar i cili të jetë pranë arbitrit kur vjen momenti për të protestuar mbi vendimet e dyshimta, gjë të cilën nuk mund ta bëjë gjithmonë portieri i skuadrës. Alternativat e tij janë Sergio Ramos dhe Xabi Alonso.
Këtë mendim, Special One do ta diskutojë me klubin dhe me vetë kapitenin e Real Madrid dhe përfaqësueses spanjolle. Bëhet fjalë vetëm për uljen e gradave në fushë sepse në të gjitha aspektet e tjera, si për shembull negociatat për shpërblimet, Iker Casillas do të vazhdojë të jetë përfaqësuesi kryesor i ekipit madrilen.
Top Channel