Përleshjet e dhunshme mes policisë dhe demonstruesve në Alpet italiane
kane shkaktuar 188 te plagosur mes forcave te rendit dhe 200 ne radhet e
turmes qe kundershton ndertimin e nje linje hekurudhore me Francen per
trenat e shpejtesise se larte.
Organizatoret e marshimit ne Val di Susa ne perendim te Torinos flasin per 60 deri ne 70.000 protestues. Sipas Corriere della Sera-s, tubimi fillimisht ka qene paqesor, por me pas grupe demonstruesish jane shkeputur nga pjesa tjeter e kane tentuar te kapercejne gardhin e porsangritur perreth kantierit. Policia ka nderhyre, cka coi ne nje pershkallezim te menjehershem te situates.
Situata eshte qetesuar vetem pas disa oresh. Pese persona kane perfunduar ne pranga. Policia ia faturon trazirat ekstremisteve te majte nga Italia dhe nga vendet fqinje, thote AFP. Banoret druhen se pavaresisht sigurise se ndertimit ne projektin qe kushton 15 miliarde euro, kjo zone e njohur per bukurine e saj te rralle natyrore, do te ndotet e demtohet.
Megjithe kundershtimin e ambientalisteve, qeveria italiane eshte e vendosur te vazhdoje punen per zbatimin e planit, i cili ne mase te madhe, mbeshtetet financiarisht nga bashkimi europian. Punimet kane nisur per nje linje qe do shtrihet nga Torino ne Lion e qe pritet ta pergjysmoje kohen e udhetimit.
Top Channel