Palestina luan ndeshjen e parë në territorin e saj
04/07/2011 12:30
Për herë të parë në histori, Palestina ka luajtur një ndeshje klasifikuese për Kupën e Botës në territorin e saj.
Me barazimin e djeshëm 1-1 ndaj Afganistanit, Palestina është kualifikuar për në raundin tjetër dhe kundërshtari i radhës do të jetë Tajlanda.
Mijëra persona ishin të pranishëm në stadiumin Al-Rad të Ramallahut për të parë duelin historik. Palestina i ka luajtur ndeshjet e saj si vendase në Jordani për shkak të problemeve me sigurinë.
Liderët politikë sigurojnë se luajtja e një ndeshjeje kualifikuese për botërorin tregon se sa është rritur siguria në Cisjordani.
Palestina ndodhet në vendin e 167 në klasifikimin e FIFA-s dhe nuk është kualifikuar kurrë për në finalet e një botërori.
Top Channel