Nigeri, bombë në një bar

04/07/2011 08:25

Shpërthimi i një bombe në një bar afër një komisariati në qytetin e Maidugurit, në Nigeri, ka shkaktuar 10 viktima.

Sulme të tilla janë ndërmarrë kohët e fundit nga grupi i integralistëve islamikë, Boko Haram.

Ky grup kërkon që të vendoset ndjekja e rreptë e ligjit islamik sharia, ligj i cili ndalon ndër të tjera konsumimin e alkoolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA