Cameron: Afganistani, tërheqje graduale

04/07/2011 21:45

Kryeministri britanik David Cameron, i cili po zhvillon një vizitë surprizë në Afganistan, ka vlerësuar kapacitetet në rritje të forcave afgane të sigurisë.

Por nga ana tjetër, Cameron ka bërë të ditur se Londra synon të tërheqë nga vendi vetëm një numër “relativisht të kufizuar” trupash ushtarake.

Ndërkohë, një ushtar britanik i cili u zhduk mëngjesin e sotëm në Afganistan, është gjetur i vdekur gjatë orëve të pasdites.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka informuar familjen e ushtarakut mbi ngjarjen tragjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA