Ishte depresive, e dëshpëruar për shkak të një divorci, por nuk kishte forcën për t’i dhënë fund jetës. Kështu që rekrutoi një vrasës me pagesë që ta vriste.
Ngjarja ka ndodhur në Penapolis të Brazilit, një qytezë rreth 400 kilometra larg San Paolos dhe pas shumë dyshimesh, hetuesit janë dorëzuar përpara kësaj piste.
Policia i referohet një letre të gruas ku ajo rrëfen mbi vrasjen. “Në 23 vjet shërbim nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Por nuk ka shpjegim tjetër”, ka deklaruar komisari Mauro Gabriel.
Giovana Mathias Manzano, 35 vjec, avokate dhe me një punë të mirë, mjekohej tek një psikiatër dhe i kishte shprehur një shoqes së saj dëshirën për të vrarë veten.
Ajo nuk kishte arritur kurrë ta linte pas fundin e martesës së saj dhe ishte përpjekur edhe më parë për t’i dhënë fund jetës, duke gëlltitur doza të mëdha ilacesh.
Top Channel