Birmani, Su Ki udhëton jashtë qytetit

04/07/2011 14:40

Liderja birmaneze pro-demokracise, Aung San Su Ki ka udhetuar jashte
qytetit te saj Rangun për te paren here qe nga lirimi prej arrestit
shtepiak 7-vjeçar.

Laureatja e Nobelit te Paqes mbërriti me avion në qytetin e tempullit të lashtë Bagan me disa prej kolegëve të saj të ngushtë për një vizitë katër-ditore. Ajo udheton bashke me njerin prej djemve të saj, që mbërriti nga Britania një ditë më parë.Aung San Suu Kyi deklaroi se udhëtimi i saj privat nuk do të përfshijë politikën.

Megjithatë, vizita është parë si një provë e reagimit zyrtar në prag të një turneu kombëtar të planifikuar nga Aung San Suu Kyi më vonë këtë muaj. E liruar pa kushte, Su Ki eshte teorikisht e lire te udhetoje. Qeveria ka paralajmeruar se do te kete kaos nese ajo tenton te grumbulloje mbeshtetje publike dhe se ekziston nje fare frike per sigurine e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA