Avokati i Metës, kërkesë në Gjykatën e Lartë
04/07/2011 10:20
Avokati mbrojtës i ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta depoziton një kerkesë në Gjykatën e Lartë.
Avokati Gëzim Veleshnja u shpreh se kërkohet heqja dorë nga pretendimet për shkelje proceduriale.
“Kërkojmë gjykimin e cështjes në mënyrë të pandërprerë”, tha Veleshnja.
Seanca e radhës për procesin ndaj Ilir Metës do të zhvillohet më 11 korrik.
Top Channel