“Williams” u rikthehet motorëve “Renault”

04/07/2011 21:50

Vitin e ardhshëm skuderia e “Williams” do të kalojë nga motorët e tipit “Cosworth” tek ata të “Renault”.

Marrëveshja është e gjatë deri në vitin 2013, me një opsion për të vazhduar edhe një vit më vonë, me prezantimin e modelit “V6 Turbo”.

Për skuderinë britanike, që do t’i bashkohet “Red Bull”, “Renault” dhe “Team Lotus”, bëhet fjalë për një kthim në vitet e arta.

Nga viti ’89 në ’97, me motorë “Renault”, skuderia fitoi 63 Cmime të Mëdha dhe 4 botërorë me pilotët Mansell, Prost, Hill dhe Villeneuve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA