Policia turke ka shoqëruar rreth 40 persona të dyshuar për fiksim rezultatesh, përfshirë këtu edhe presidentin e sakuadrës së Fenerbahces, skuadër e cila u shpall kampione në këtë sezon.
“Policia dhe hetuesit kanë bërë kontrolle në shtëpitë e klubet në 12 qytete të ndryshme, duke shoqëruar 40 persona të cilët i ka marrë në pyetje në lidhje me trukimet e ndeshjeve në kampionatin e fundit, që përfundoi në muajin maj dhe u fitua nga Fenerbahce”, shkruan agjencia e lajmeve Anatolia.
Një ndër ndeshjet e dyshuara është ajo mes Fenerbahces dhe Sivasporti e cila përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të skuadrës nga Stambolli, rezultat që i dha edhe titullin.
I shoqëruar për kjëtë cështje është edhe presidenti Aziz Yldirim, një tjetër zyrtar i Fenerbahces dhe lojtarë e zyrtarë të klubeve të tjera. Gjithashtu janë shoqëruar edhe lojtarë që kanë luajtur dikur me kombëtaren si Umit Karan, Serdar Kulbilge dhe Serkan Calik.
Në muajin prill është ndryshuar ligji i huliganizmit dhe i trukimit të ndeshjeve në Turqi sipas së cilit kjo vepër penale dënohet me 12 vjet burg.
Top Channel