Tirana përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi

03/07/2011 18:55

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti nëpërmjet një deklarate arritjen e marrëveshjeve të para në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, bazuar në parimet e reciprocitetit mes dy shteteve të pavarura e sovrane dhe vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes tyre.

“Marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe regjistrat civilë, janë në përputhje me frymën e bashkëpunimit dhe integrimit europian të rajonit dhe i afrojnë këto dy vende e gjithë rajonin më afër me BE-në. Shprehim besimin që marrëveshjet e arritura do të fillojnë të zbatohen sa më shpejt”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

MPJ përshëndet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, që mundësuan arritjen e marrëveshjeve të dobishme për qytetarët e të dy vendeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA