Tajlandë, fiton opozita

03/07/2011 20:30

Një femër është drejt emërimit si kryeministre e vendit në Tajlandë pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në vendin aziatik këtë fundjavë.

Yingluck Shinauatra, motra e ish-kryeministrit të rrëzuar me anë të një grushti shteti në vitin 2006, drejton partinë Pheu Thai, e cila ka marrë më shumë se 260 mandate nga 500 që ka në total parlamenti vendas.

Fitorja e saj u pranua edhe nga vetë kryeministri në fuqi, Abhisit Veijajiva.

“Gjëja e parë që dua të bëj është të ndihmoj ekonominë e popullit tajlandez për të dalë nga kjo situatë”, tha Shinauatra për mediat ndërkombëtare pas fitores në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA