Shqipëria ka marrë presidencën e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi që njihet si PABSEC.
Kyetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, gjatë marrjes së kësaj presidence, tha se ështe një privilegj i veçantë që Shqipëria merr presidencën dhe ajo do të jetë presidente e asamblesë së PABSEC.
Zyra e shtypit njofton se Zonja Jozefina Topalli ka zhvilluar edhe disa takime në kryeqytetin e Ukrainës.
Me homologun e saj ukrainas Volodimir Lidvin është biseduar për bashkëpunimin e vendeve të Detit të Zi si dhe rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një dimension i rëndësishëm i mbështetjes së diplomacisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fusha të tjera.
Zonja Jozefina Topalli gjatë qëndrimit të saj në Kiev u prit nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukovic. Mësohet se zonja Topalli të ketë thënë gjatë takimit se “Nxitja dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik midis Ukrainës dhe Shqipërisë me interes reciprok duhet të vlerësohet me më shumë prioritet”.
Ndërsa Presidenti Janukovic shprehu idenë e ngritjes së një komisioni ekonomik dypalësh.
Top Channel