Shqipëri-Kosovë, kontroll vetëm në një anë

03/07/2011 21:05

Ndërsa sezoni turistik ka nisur, prej dy ditësh Shqipëria dhe Kosova kanë rifilluar aplikimin e një pike të vetme kontrolli në kufi.

Autoritetet e të dy vendeve kontrollojnë secila vetëm hyrjet brenda territorit, për të evituar procedurat dhe radhët e gjata që mund të krijohen dhe lehtësuar kështu  kalimin e qytetarëve.

Kjo masë e ndërmarrë me marrëveshje mes dy vendeve ka shmangur radhët në kufi. Qytetarët që kalojnë kufirin nga të dyja anët shprehen të kënaqur për evitimin e radhëve të gjatë.

Ndërkohë, pikat doganore raportojnë një fluks në hyrje të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Në krahasim me periudhën e vjetshme, ky numër ka rritje me mbi 30 mijë persona më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA