Rebelët bëjnë lëshime në qendrimet e tyre kundrejt kolonelit, Muamar Gedafi.
Kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, tha për mediat ndërkombëtare se Gedafi mund të qendrojë në Libi nëse heq dorë nga pushteti dhe të arrihet zgjidhja paqësisht.
“Kjo është një zgjidhje paqësore. Nëse Gedafi dëshiron të qendrojë në Libi, do të jemi ne ata që do të vendosim se ku, ndërsa të gjitha lëvizjet dhe vendimet kundrejt tij mund të vëzhgohen edhe nga ndërkombëtarët”, tha Jalil.
Ndërkohë, duket se po shkojnë drejt dështimit përpjekjet e Bengazit për mbajtjen e një tryeze për paqen pa praninë e Gedafit. Koloneli nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga autoriteti i tij dhe preferon të quajë vetën udhëheqës të Libisë dhe në deklaratat e fundit është shprehur se nuk do të largohet nga Tripoli pa luftuar.
Top Channel