Celibashi: KQZ nuk shpjegoi votat tepër

03/07/2011 15:00

Ish-kryetari KQZ-së, Ilirian Celibashi thotë se ka vlerësuar pozitivisht procesin në Shqipëri deri në datën 8 Maj, por nuk ka të njëjtin mendim pas kësaj date. Sipas tij ishte një shans që zgjedhjet të arrin një standart dhe në procesin e numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve por kjo nuk u arrit.

Zoti Celibashi komenton situatën të krijuar pas vendimeve të KQZ-së e më pas të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e kutive.

“Duket nga përfundimi këtij shqyrtimi (rinumërimi në KQZ) ne kemi probleme me të dhënat që përmban tabela përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Tiranë. Nuk mundem të them tani nëse kjo ka ardhur për mungesë të vullnetit të KQZ-së apo KQZ e ka zbatuar këtë urdhërim të Kolegjit Zgjedhor dhe ne jemi përsëri në këtë situatë kur kemi këto të dhëna jo të tilla sikurse ato duhet të jenë sipas Kodit Zgjedhor”, deklaron Celibashi.

Celibashi thotë se Kolegji Zgjedhor duhet të kishte marrë parasysh kërkesën ankimore  të PS, që bazohej në mospërputhjen e votave dhe listës së zgjedhësve që kanë votuar. Ish-kreu KQZ-së thotë se të gjithë duhet ta kënë të qartë se vendimet përfundimtare të insitucioneve të zgjedhjeve duhet të jenë të gjithëpranuara sepse në të kundërtën cënohet i tërë procesi zgjedhor.

Sipas tij KQZ duhet të kishte dhënë një shpjegim e një përgjigje për mospërputhjen e votave në kuti por kjo nuk u bë.

“Bindja ime është që kjo mospërputhje e të dhënave të tabelës përmbledhëse të rezultateve për kryetar bashkie në Tiranë në kushtet kur diferenca midis dy kandidatëve është mjaft e ngushtë mendoj që i jep të drejtën Kolegjit Zgjedhor apo i kishte dhënë të drejtën edhe detyrimin KQZ-së t’i jepte një përgjigje këtyre mospërputhjeve. Sepse nëse t’i thua që këto mospërputhje janë për shkak të gabimeve njerëzore kjo nuk është e mjaftueshme sepse ty do të duhet ta shpjegosh kush është ky gabim njerëzor që ka sjellë këtë mospërputhje.
Nëse rezulton që kjo mospërputhje është rrjedhojë e një gabimi njerëzor atëhere edhe nëse diferenca ndërmjet dy kandidatëve do të ishte akoma më e ngushtë e rendit të 1 vote le të themi dhe këto mospërputhje do të ishin të disa mijera votave përsëri nuk do kishte asnjë lloj problemi. Është e domosdorshme për shkaqe ligjore që të shpjegohet qartë edhe në mënyrë të plotë e përfundimtare se përse është kjo mospërputhje ndërmjet shifrave që rezultojnë në tabelën përmbledhëse të rezultateve. Të thuash këto janë rrjedhojë e gabimit njerëzor pa shpjeguar cilit gabim njerëzor nuk ke thënë asgjë, nuk ke dhënë përgjigje për këtë pyetje. Mospërputhja e të dhënave në tabelën përmbledhëse të rezultateve jo sipas ligjit zgjedhor tonin, gjë që do të ishte e mjaftuehme në këtë rast por edhe sipas praktikave edhe eksperiencave ndërkombëtare tashmë këto të përfshira edhe në dokumentet që flasim për standartet e zgjedhjeve të lira të drejta dhe të ndershme, klasifikohen si shkaqe të para dhe të rëndësishme për të vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor. Unë nuk mund të them që ky rezultat zgjedhor është rezultat i një procesi manipulative, por kam të gjithë të drejtën që ta kontestoj këtë proces dhe ta vë në dyshim për sa kohë unë nuk kam një shpjegim të qartë ligjor dhe të plotë në lidhje me këto pretendime”, sqaron ish-kreu KQZ-së.

Për Celibashin problemet nisën pas vendimit të KQZ-s për hapjen selektive të kutive.

“Opinioni im dhe bindja ime e kam thënë edhe më përpara këtë që ai vendim i KQZ-së nuk duhet të ishte marrë edhe pse sot ky vendim konsiderohet i ligjshëm sepse Kolegji Zgjedhor e konsideroi të ligjshme këtë procedurë të nisur nga KQZ. Por unë jam i bindur nëse KQZ do t’i kishte qëndruar sipas mendimit tim strikt asaj procedure që për mua është e plotë në Kodin Zgjedhor. Unë mendoj nëse sot ne do të kishim këtë rezultat të shpallur nga KQZ, sikurse KQZ ka shpallur sot, ku kandidat fitues është shpallur zoti Basha, jam i sigurtë që edhe shkaqet e pretendimet apo pretekstet e subjektit PS apo kandidatit Rama do të ishin të vështira për t’u ngritur. Unë mendoj se pikërisht kjo procedurë e ndjekur në mos shkaqet e përligjura i ka dhënë pretekste të përligjura qoftë zotit Rama qoftë PS-së për ta kontestuar këtë process”, përfundon zoti Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA