Alicia Keys gjen motivin për të jetuar
03/07/2011 13:25
Nuk është fama, nuk janë çmimet, nuk janë paratë dhe as vlerësimi i publikut.
Motivi i vërtetë që e shtyn njeriun të jetojë, sipas Alicia Keys, është të qenit nënë.
“Është diçka e mrekullueshme. Më ka ndryshuar jetën. Tashmë jam më e kujdesshme në vendimet që marr. Kam arsye për të jetuar dhe më parë nuk kisha”, shprehet këngëtarja.
Gjithsesi, këto deklarata për ‘Daily Mail’ nuk nënkuptojnë se artistja do të lërë pas dore karrierën muzikore. Në fakt, Alicia ka në plan t’i rikthehet muzikës me një bashkëpunim me Kings Of Lion në muajt e ardhshëm.
Top Channel