Afganistan, bombë ndaj një shkolle

03/07/2011 14:40

Në provincën e Faryab, në Afganistan, 17 studentë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me granata ndaj një shkolle.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme.

Një terrorist mbi motor ka hedhur disa bomba dore ndaj portës së një shkolle. Atentatori është arrestuar ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dy nga studentët.

 

Top Channel