Për vitin 2011 krahasuar me tre vitet e mëparshme janë shtuar ndjeshëm rrëmbimet dhe pengmarrjet me qëllim dhënien e pasurisë.
Këto të dhënat raportohen gjatë një interviste për Top Channel nga kryetarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Etleva Deda.
“Rrëmbimi dhe mbajtja peng ka rritje, për 6 muaj janë 13 raste të tilla. Po të shohësh statistikat në 2007-n ka 19 raste, në 2009-n 11 cështje dhe në 2011-n, vetëm për gjashtë muaj kemi 13 cështje”, thotë Deda.
Në lidhje me mjaft gjyqe të bujshme që shpesh shtyhen në Gjykatën e Krimeve të Renda, kryetarja e gjykatës shpjegon se shkak janë avokatët dhe në asnjë rast nuk kanë qenë gjykatësit.
“I kemi kërkuar Dhomës së Avokatisë të marrë masa ndaj avokatëve që mungojnë pa shkaqe në seancat gjyqësore. Deri më sot asnjë shkresë nuk ndodhet në zyrën tonë e ardhur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për një masë të marrë nga ana e këtij organi për këta avokatë”, tha Deda.
Një tjetër shqetësim në këtë gjykatë është zvarritja e proceseve në pritje të letërporosive drejtuar autoriteteve të huaja, letërporosi që zgjasin edhe me muaj të tërë.
“Jemi të detyruar që edhe me vite të presim ekzekutimin e letërporosive. Ka raste kur letërporositë nuk ekzekutohen sipas ligjit procedurial penal
Në Gjykatën e Krimeve të Renda për këtë vit ndodhen në gjykim 73 cështje prej të cilave 56 procese janë të mbartura nga 2010-a.
Top Channel