PD: Rama i bën presion Kolegjit

02/07/2011 19:35

Partia Demokratike e ka konsideruar presion ndaj KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor disa deklarata të kreut të opozitës.

Ndërkohë zëdhënësja e kësaj partie kundërshtoi deklaratat për fitore të opozitës duke kujtuar se në total koalicioni qeverisës ka marrë më shumë vota në të gjithë vendin.

“Sot z.Rama, në një akt shantazhi dhe presioni të papranueshëm, ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërrmori serialin e tij të sulmeve bajate dhe fund e krye të bazuara në një realitet që nuk ekziston. Së pari, 140 mijë vota më pak të qytetarëve shqiptarë për partinë dhe koalicionin e majtë,  krahasuar me aleancën qeverisëse që mori 17 % vota më shumë në mbarë vendin, përbëjnë disfatë  të thellë reale tuajën dhe të koalicionit që udhëhoqe apo një fitore tuajën imagjinare pra fitore që nuk ekziston në realitet?”, është shprehur zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

“7 kryetarë të minibashkive që humbët në TR janë humbja juaj personale apo fitorja juaj imagjinare? Parlamenti i kryeqytetit që  humbët  më 8 maj, është distafa juaj e radhës apo fitore juaj personale imagjinare realisht e paekzistueshme ? Ndërsa lidhur me deklaratat se këto fitore madhështore të z. Rama kanë tërbuar kundërshtarin politik të tij,  Partisë Demokratike nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti urojë z. Rama, edhe për shumë vite të tjerë,  “udhë të mbarë nga fitorja në fitore të tilla elektorale”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA