Pas marteses civile, Princi Albert dhe Princesha Sharlen do te betohen perpara Zotit në një ceremoni fetare, në Monako.

Pas ketij evenimenti, ku parashikohet te marrin pjese 3500 te ftuar, ciftit do te beje shetitjen tradicionale ne qytet në nje karroce te hapur. Historia e Monakos eshte shume e lidhur me familjen Grimaldi dhe martesa e Princit Albert ishte e shumepritur.53-vjecari Albert ka drejtuar Principaten pas vdekjes se te atit, Princit Ranieri, prej vitit 2005.

“Rrofte Monako”. Kjo ishte pershendetja e Princeshes dhe Princit drejtuar popullit te Monakos, te premten ne mbremje, pas marteses civile.

Porti “Herkules” i Monte Carlos u pushtua nga muzika e artistit me fame boterore Zhan Mishel Zharre dhe nga dritat qe ndriconin te gjitha ndertesat perreth.

Zyrtaret presin rreth 100 mije te ftuar dhe kurioze per te kaluar fundjaven ne Principaten e Monakos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA