Filtra për ujërat e zeza

02/07/2011 16:30

Një sistem provizor filtrash te ndertuara nga specialistet e Ministrise
se Mjedisit synon evitimin e derdhjeve ne det te ujërave te zeza.

Ne prani te ministrit Mediu dhe specialisteve qe kane projektuar kete sistem te thjeshte filtrash eshte bere inspektimi prane Perroit te Agait, nje nga pikat qe shkarkon ujra te zeza ne det.

Keto sisteme jane vendosur ne 5 pikat me te nxehta ku shkarkohen ujerat e zeza nga Kavalishenca deri te Perroi i Agait. Pikerisht ne nje nga keto pika specialistet shpjegojne se si funksionon ky sistem i perkohshem filtrimi.

Ky sistem pastrimi synon te ule ndotjen bakteriale ne det deri ne ndertimin perfundimtar te kolektorit qe duhet te mbledhe ujerat e zeza te gjithe bregdeti te Durresit e Kavajes. Ndertimi duhet te kishte perfunduar tashme, por per shkak te vonesave Ministria e Mjedisit gjeti nje zgjidhje provizore.

Top Channel