Asambleja e PS-së, publikohen fakte për manipulimet

02/07/2011 10:15

Deputetët socialistë po publikojnë fakte të manipulimeve në zgjedhjet e
fundit lokale në fillim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Përmes një monitori, anëtarë të PS kanë treguar procesverbale dhe shifra që sipas tyre tregojnë se ka mospërputhje mes numrit të zgjedhësve dhe atij të votave.

PS pretendon se në kuti janë futur fletë votimi në mënyrë manipulative për të deformuar vullnetin zgjedhor dhe bën të ditur se zotëron prova filmike për këto manipulime.

Ditën e djeshme kryetari i PS ia prezantoi provat që kanë dalë nga hetimi i saj tre ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA