Albert-Sharlen duan fëmijë

02/07/2011 14:55

Princi i Monakos dhe e shoqja Sharlen Uitstok thane se ata deshirojne te
kene femije por për këtë mund të duhen muaj ndoshta edhe vite. Gjatë
një interviste për televizionin francez BFM ata folën për marrëdhënien e
tyre dhe planet e ardhshme.

“Gjithsecili ka rrugen e tij në jete apo menyren e te parit te gjerave. Duhet te jetosh pak me personin, me te cilin do te kalosh jeten. Nuk doja t’i nxitoja gjerat dhe te perfshihesha ne nje marredhenie, qe mund të kishte ndryshe, nese gjerat do te ishin nxituar”, thotë princi.

Ndërsa princesha Sharlen thotë se ka marrë të gjithë kohën që i duhej. “Mesuam shume gjera gjate kater viteve te fundit. Keshtu mendoj se ai arriti ne piken qe tha “OK- Tani jam gati…”.

Femijet patjeter qe jane ne axhenden e tyre.

“E kam shprehur deshiren per te patur femije. Mendoj se eshte qellimi i te gjithe bashkimeve mes nje burri dhe nje gruaje. Kesisoj, patjeter qe e kemi ne mendje”, tha princi.

Te pyetur se cfare do te ndodhe me pas, Princi dhe Princesha do te pushojne dhe fill pas kesaj do te rinisin aktivitetet ne principaten e vogel te Monakos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA