Ylli i “Lost”: Jam gati për filmin

01/07/2011 12:50

“Një film i “Lost”? Nëse do ta bëjnë dhe nëse producentët do të më kërkojnë, unë do të jem i gatshëm”.

Kështu është shprehur, pa përgënjeshtruar zërat për një film të bazuar në serialin e famshëm, Daniel Dae Kim.

Aktori, që në serinë televizive interpreton koreanin Jing, e ka bërë këtë deklaratë pak ditë më parë në festivalin e telefilmave në Milano.

“Në përfundim të xhirimeve të “Lost” u ndjeva i kënaqur dhe i cliruar”, është shprehur aktori aziatik që ka depërtuar në showbizin amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA