Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori pjesë në konferencën botërore
të grave lidere në Vilnius të Lituanisë, ku tema e forumit ishte “Gratë promovojnë demokracinë”.
Konferenca u organizua nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen. Në këtë forum mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Në fjalën e saj kryetarja Topalli tha se “cdo grua e pranishme ka marrë me vete zërin e miliona grave të tjera, që është cështja frymëzuese e të drejtave të njeriut.Gjatë udhëtimit në shekuj gratë me përpjekjet e tyre kanë hapur dyer, kanë krijuar modele suksesi”.
Gjatë konferencës, kryetarja e Kuvendit u takua edhe me Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, zonjën Hillary Clinton. Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së shtypit të Kuvendit, zonja Topalli dhe zonja Clinton kanë ndarë të njëjtin qëndrim, se mospjesëmarrja e grave në vendimmarrje bie në kontradiktë me demokracinë.
Top Channel