Tatuazhi i parë për Jennifer Aniston

01/07/2011 16:35

Jennifer Aniston ka vendosur të bëjë tatuazhin e saj të parë në moshën 42-vjeçare.

Aktorja e famshme nuk ishte tunduar asnjëherë nga moda e vizatimit të trupit që ka përfshirë të gjitha koleget e saj të cilat janë të mbushura me simbole, fraza dhe vizatime në trup.

Por, tashmë protagonistja e serialit ‘Friends’ ka bërë një tatuazh të vogël në pjesën e brendshme të këmbës së djathtë.

“Norman” lexohet në këmbën e Aniston dhe ky tatuazh i kushtohet qenit të saj me të njëjtin emër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA