Sindikatat shpallin grevë
01/07/2011 20:10
Sindikatat kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme të punonjësve në sektorin minerar dhe atë të industrisë së rëndë në minierat e kromit në Bulqizë, në uzinat e Ferro Kromit në Burrel dhe në Elbasan.
Greva do përfshirë industrinë e dhënë me konçesion dhe sipas kreut të konfederatës sindikale Kol Nikolla janë disa kërkesa që anëtarët e kësaj sindikate paraqesin.
Më herët sindikalistët kanë zhvilluar greva të shkurtra, ndërsa në 4 korrik greva do të jetë e përgjithshme dhe do përshkallëzohet.
Top Channel