Rama dorëzon te ambasadorët provat e manipulimit

01/07/2011 15:10

Ambasadorët e vendeve europiane të akredituar në Tiranë kanë shkuar sot
në selinë rozë, ku janë njohur me provat e manipulimit zgjedhor, sic
pretendon Partia Socialiste.(UPDATE)

Në takim munguan ambasadori SHBA-ve, Alexandër Arvizu, ambasadorja britanike Fiona Mcllham dhe ai i OSBE-s Eugen Volfart të cilët kishin dërguar zëvëndësit e tyre.

Lideri i opozitës Edi Rama nëpërmjet pamjeve filmike i ka paraqitur ambasadorëve një mori provash të mbledhura nga grupi ekspertëve të Partisë Socialiste, duke treguar mospërputhjet mes numrit të zgjedhësve dhe fletëve të gjetura në kuti.

Sipas selisë rozë ky takim ishte mëse i nevojshëm për vetë faktin e gjetjes së një mori provash, që vërtetojnë parregullsi në tabelën përfundimtare të tabuluar nga KQZ-ja.

Menjëherë pas takimit ambasadori Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, bëri një prononcim të shkurtër.”U njohëm me faktet, kjo ishte e gjitha”, tha Sekui.

Detajet e takimit i bëri publike deputeti Damian Gjiknuri.”Qellimi qe për të bërë një demostrim përpara trupit diplomatik, në lidhje me të gjitha ato gjetje që ka nxjerrë hetimi i kryer nga grupi hetimor, që ka ngritur Partia Socialiste, në lidhje me gjithë ato shkelje, që një pjese e tyre janë bërë publike dhe në media, gjithashtu edhe me argumentat tanë ligjorë, nisur edhe nga praktikat e mira ndërkombëtare, nisur edhe nga precedentët që ka vendosur Kolegji Zgjedhor, se përse këto zgjedhje duhet të shkojnë drejt pavlefshmërisë dhe përsëritjes”, tha Gjiknuri.

Mësohet se gjatë takimit ambasadorëve i eshte shpjeguar edhe vendimmarrja e pesë gjykatësve, që do të gjykojnë më 6 Korrik ankimimin e PS.Bëhet fjalë për vendimmarrjen, që ata kanë marrë në dy raste për komunat Kolsh dhe Armen, ku për mospërputhje të numrit të zgjedhësve me atë të votave të gjetura në kuti është urdhëruar rivotimi.

Takimi me ambasadorët për Partinë Sociliste hap siparin e ndërkombëtarizimit të problemeve të evidentuara nga kjo forcë politike për zgjedhjet e Tiranës, pasi mësohet se një dosier me faktet e manipulimit do t’i dërgohet BE-s dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA