Per here te dyte brenda tre javesh Partia Socialiste, sic ishte vendosur, do te mbledhe Asamblene e saj Kombetare.
Fjala e kreut te PS-se Edi Rama do te shenoje hapjen e saj dhe pritet te jete e bazuar ne qendrimet e nxjerra pas takimeve te zhvilluara gjate kesaj kohe me bazen e partise ne qytete te ndryshme. E me kete rast pritet te vihet ne diskutim edhe marrëdhenia e metejshme e grupit parlamentar socialist me kuvendin e Shqiperise, nje marrëdhenie, qe deri ne keto momente ka qene e ngrire por me planin jo per nje bojkot afatgjate.
Ashtu si ne takimet me ambasadoret, anëtareve te Asamblese Kombetare do t’i behen nje prezantim i detajuar i skemes se perdorur per te manipuluar zgjedhjet e 8 majit. Nje skeme qe sipas socialisteve nis pas perfundimit te procesit i cili ne kryeqytet dha fitues Edi Ramen. Anëtareve te asamblese do t’i paraqitet i gjithe dokumentacioni dhe provat e mbledhura.
Nderkohe qe mbledhja e neserme e asamblese pritet te diskutoje edhe mbi turin e paralajmeruar nga deputeti Arben Malaj, per te cilin anetaret e asamblese do te japin qendrimet perkatese. Asambleja Kombetare pritet te perfundoje me piken e fundit qe do te kete lidhje me zgjedhjet ne strukturat e Partise Socialiste, nje proces qe sipas burimeve nga selia roze do te perfundoje ne muajin shtator.
Top Channel