Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e realizimit të projektit që rehabiliton zonën e ndotur nga kimikatet në Porto Romano.
Projekti i financuar nga Banka Botërore dhe qeveria e Holandës mundëson jo vetëm izolimin e të gjithë zonës së ndotur, që llogaritet në 14 mijë metra katrorë, por edhe mbjelljen e pemëve brenda kësaj zonë.
Për vite me rradhë në Porto Romano, për shkak të një fabrike që punonte me lëndë kimike, atje janë derdhur substancë shumë të rrezikshme për shëndetin me potencial toksik.
Kjo është zona e pestë e rrezikshme që mbyllet gjatë këtyre viteve të fundit, në Shqipëri, – tha kryeministri Berisha, duke theksuar edhe angazhimin e qeverisë për të bërë gjithçka për një mjedis sa më të shëndetshëm në vend.
Sipas kryeministri Berisha, çështja e mjedisit do të mund të marrë përgjigje perfundimtare, kur ajo të bëhet çështje e çdo qytetari.
Kryeministri ftoi çdo qytetar dhe çdo biznesmen që në veprimtarinë e tij të përditshme të mendojë për kontributin e tij në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit.
Top Channel