Deputeti dhe ish-ministri i qeverisë socialiste në kohën e kryeministrit
Nano, Arben Malaj ka paralajmëruar fillimin e një turi që synon
prezantimin e një platformë, sipas tij, për modernizimin e PS.
Ne pikenisjen e ketij turi, qe do te vijoje me takime ne shume rrethe te vendit, merrnin pjese pervec Arben Malajt edhe Kastriot Islami e Rexhep Mejdani. Platforma ‘Malaj’ mbeshtetet ne disa pika kryesore hartimi i nje kushtetute, sic e cilesoi ai per Partine Socialiste, ku te percaktohen te gjitha rregullat qe duhen zbatuar, mes te cileve edhe hapja e metejshme e PS dhe kufizimi i mandatit te te gjithe drejtuesve te saj.
“Partia Socialiste, duhet të ketë Kushtetutën e saj, per parimet themelore dhe per rregullat. Madje disa nga gjërat themelore mundësisht edhe me shumicë të cilësuar, për t’i mbrojtur ato nga keqpërdorimi individual. PS-ja duhet të qartësojë vendimmarrjen për cështje të rëndësishme politike, sidomos në raport me institucionet kushtetuese të vendit”, tha Malaj.
Deputeti i Partise Socialiste, Malaj eshte shprehur kunder bojkotit te kuvendit te Shqiperise, megjithate ai theksoi se kete vendim te marre nga organet drejtuese te partise nuk do ta thyeje. Nderkohe zoti Mejdani ka refuzuar te beje krahasime mes kesaj Levizje dhe asaj per Mendim Ndryshme, te disa koheve me pare.
Top Channel