Ekzekutohet në qendër të Vlorës 25-vjecari

01/07/2011 16:00

Një 25-vjecar në qytetin e Vlorës është ekzekutuar mesditën e sotme me
një plumb në zemër. Viktima është Altin Nelaj nga qyteti i Vlorës dhe
vrasja e tij ka ndodhur ne hyrje te qytetit ne vendin e quajtur Rruga e
Re, prane stacionit te furgonave te linjes Vlorë-Tiranë.(UPDATE)

Mendohet se viktima qe udhetonte me nje mjet Ford me targa italiane ka debatuar me dy persona ne rruge, ata i jane afruar ne dritare dhe pas disa minutash e kane qelluar me arme pistolete vetem njehere. Plumbi e ka kapur ne zemer 25-vjecarin qe ka humbur jeten menjehere. Kalimtaret kane pare ngjarjen dhe e kane derguar viktimen ne spital me shprese per t’i shpetuar jeten por ka qene e pamundur.

Policia ka nisur hetimet. Dyshimet e para flasin per ndonje grindje te rastit qe ka perfunduar ne tragjedi. Policia dyshon se ekzekutori ka dashur ta trembe 25-vjecarin, duke qelluar vetem njehere brenda ne mjet por fatkeqesisht e ka qelluar ate direkt e ne zemer.

Policia ka disa te dyshuar por ende nuk ka identifikuar vrasesin ndersa vijon kerkimi per kapjen e tij.Vrasja ka ndodhur ne nje rruge te ngarkuar dhe me shume deshmitare kane qene te pranishem dhe prej tyre pritet te identifikohen autoret e kesaj vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA