Baker, artikull për Shqipërinë

01/07/2011 21:20

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Bejker, i cili ka hyrë në historinë e Shqipërisë si zyrtari i parë më i lartë amerikan që vizitoi vendin më të izoluar komunist në Europë, menjëherë pas zgjedhjeve të para pluraliste me 22 qershor 1991, ka rikthyer vëmendjen drejt politikës shqiptare 20 vjet pas asaj vizite historike.

Në revistën prestigjioze Foreign Policy, Xhejms Bejker, ka shkruar një opinion për zgjedhjet e Tiranës, ku ngre pyetjen nëse mësimet nga gara presidenciale Bush-Al Gore e vitit 2000 mund të jenë të vlefshme edhe për Tiranën.

11 vjet më parë, pas një gare të ngushtë me 300 vota, në 6 milionë amerikanë që votuan në Florida, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi që Xhorxh Bush të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Në atë kohë, Xhejms Bejker, me profesion avokat, drejtonte ekipin ligjor të kandidatit Bush për betejën ligjore në Gjykatën Supreme.

Sot, duke vënë re ngjashmëritë mes dy sistemeve të drejtësisë, Xhejms Bejker thotë në artikullin e tij se, në një garë kaq të ngushtë, kur të dyja palët pretendojnë fitore, është e kotë të sugjerosh që zgjidhja të vijë nëpërmjet dialogut dhe se është e papërshtatshme t’u thuash votuesve se vota e tyre nuk vlen, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

“Ajo që duhet bërë – thotë Xhejms Bejker – është që kandidatët garues, Rama dhe Basha të përgatiten të pranojnë rezultatin e proçesit, ashtu siç ishin përgatitur të bënin Xhorxh Bush dhe Al Gore, duke vënë interesat e vendit mbi interesat e tyre personale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA